Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi për ish-opozitën: Kanë menduar që Vetëvendosje do të ketë rënie drastike

nga Gentrita Xhemajli29 dhjetor 2025
Krasniqi për ish-opozitën: Kanë menduar që Vetëvendosje do të ketë rënie drastike

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi: Mos u befasoheni nëse Vetëvendosje ofron koalicion për zgjedhjen e presidentit

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21, tha se nuk duhet të befasohet nga Vetëvendosje nëse ofron koalicion me shumicën për themelimin e qeverisë në interes të zgjedhjes së presidentit.

“E ka zbutur retorikën drejtim të krijimit të parakushteve për bashkëpunim me subjektet e caktuara politike, në këtë drejtim aspak mos u befasoni nëse ai ofron edhe koalicion edhe pse i ka shumicën në drejtim të themelimit të qeverisë, vetëm në interes të zgjedhjes së presidentit në qoftë se kalon edhe ofron bashkpunim qeverisës me partitë e caktuara”, u shpreh ai./21Media


Krasniqi për ish-opozitën: Kanë menduar që Vetëvendosje do të ketë rënie drastike

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21, për partitë opozitare në rënie e rezultatin zgjedhor tha se shihet një plogështi dhe një komoditet.


Krasniqi: Vetëvendosje kohëve të fundit e ka reduktuar fuqinë propaganduese

Eksperti i sigurisë, Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Vetëvendosje kohëve të fundit ka reduktuar fuqinë propaganduese, teksa shtoi edhe etikemit dhe njollosjet.

“Strategjitë kryesore dhe pikat kryesore të propagandës të saj kanë qenë relativisht të njëjta, mirëpo prekja e temave kyçe të cilat e preukupojnë opinionin publik kanë ndikuar fuqishëm në rritjen e simpatisë apo në qëndrimin e fuqishëm të disa strukturave nacionale përkrah LVV-së. Vetëvendosje kohëve të fundit e ka reduktuar pak fuqinë propaganduese, natyrisht dhe nuk ka etiketime, njollosje aq të madhe të rivalëve të vet politik në raport me fushatën e 9 shkurtit”, u shpreh ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →