Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi: Blair kishte rol historik për Kosovën

nga Venera Grabanica10 qershor 2024
Krasniqi: Blair kishte rol historik për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot është takuar me  ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Në takim ishin edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndër tjera, Krasniqi tha se Blair kishte rol historik për Kosovën.

“Takimet me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, janë gjithmonë të veçanta dhe emocionuese. Roli i tij historik për vendin tonë dhe përkushtimi i palëkundur për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë një frymëzim për të gjithë ne, tash e një çerek shekulli. Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Krasniqi tha se Blairit ia ka shprehur “mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë”.

“Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri Kryeministër!”, shkroi Krasniqi.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →