Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi e falënderon Ramën për vizitën te ish-presidenti Thaçi

nga Miranda Beqaj10 maj 2022

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës.
Krasniqi ka thënë se Rama me vizitën e tij në Hagë, te Hashim Thaçi, u kujdes për Kosovën dhe i rikujtoi vlerat solidare të përtejkufijshme.
”Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z.Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën”, ka shkruar Memli./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →