RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi i falënderon delegatët e Kongresit të Internacionales Liberale që e zgjodhën nënkryetar

nga Kaltrina Berila3 dhjetor 2024
Krasniqi i falënderon delegatët e Kongresit të Internacionales Liberale që e zgjodhën nënkryetar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka falënderuar delegatët e Kongresit të Internacionales Liberale, të cilët e zgjodhën nënkryetar jo-ekzekutiv të këtij organi.

Në një postim në “Facebook”, ai për të ka thënë se për të është nder i madh jetë pjesë e strukturave të reja udhëheqëse të Internacionales Liberale,” në kuadër të angazhimit tonë të përbashkët për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike, ku PDK mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota”.

Krasniqi ndër tjera theksoi se ky emërim koincidon edhe me dy vjetorin e anëtarësimit të Partisë Demokratike të Kosovës në grupimin politik të partive liberale-demokratike të Evropës – ALDE, para fiks dy vjetësh.

“Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit, janë vlera, mbi të cilat PDK qëndron vendosmërisht”, ka thënë Krasniqi.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Më të fundit

Të gjitha →