Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Krasniqi për propozimin e Abdixhikut për qeveri të tranzicionit: Deklarohemi nesër

nga Venera Grabanica6 maj 2025
Krasniqi për propozimin e Abdixhikut për qeveri të tranzicionit: Deklarohemi nesër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,për RTV21 tha se propozimin e LDK’së për krijimin një qeverie unifikuese, që përfshinë në Qeveri tranzicioni të gjitha partitë shqiptare, deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, vitin që vjen, Partia Demokratike e Kosovës do ta diskutojë nesër në Kryesi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se bllokada e krijuar është “pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Qëndrimet tona lidhur me situatën e krijuar janë të qarta dhe konsistente. Ne kemi theksuar vazhdimisht se vendi nuk mund të mbetet peng i interesave të ngushta politike dhe se bllokada institucionale është pasojë direkte e qasjes së papërgjegjshme dhe imponuese të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po insiston me çdo kusht ta mbajë vendin në krizë. Sa i përket propozimit të LDK-së, jam i informuar tashmë. Gjithsesi, vendimet e rëndësishme ne i marrim në organet e partisë, andaj nesër, në mbledhjen e rregullt të Kryesisë do të diskutojmë për të gjitha zhvillimet politike dhe për hapat e mëtejshëm.”, ka thënë Krasniqi./21Media/RTV21

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →