Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Krasniqi shtron iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e BIK

nga B.K5 prill 2023
​Krasniqi shtron iftar për Myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e BIK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sonte ka shtruar iftar për Myftiun, Naim Tërnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji.

“Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës. Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë. Agjërim të lehtë e të pranuar, të gjithë besimtarëve!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →