Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kroacia konfirmon mbështetjen për Kosovën

nga RTV2118 shkurt 2019

Kitaroviq ka konfirmuar mbështetjen e Kroacisë për Kosovën, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Veseli me Grabar-Kitaroviq-in ka biseduar për raportet e shkëlqyeshme ndërshtetërore dhe intensifikimin e tyre në fusha të ndryshme të interesit reciprok, veçanërisht në atë ekonomiko-tregtar.

Takimi është zhvillua në margjina të Forumit Botëror të Investitorëve “World Business Angels Investment Forum” (WBAF), i cili po mbahet në Stamboll.

Kryeparlamentari Veseli tha se mbështetja e Zagrebit zyrtar për Kosovën është e rëndësishme po aq sa deri tani, ndërsa ka vlerësuar se procesi i integrimit euro-atlantik të Kroacisë vazhdon të mbetet model për shtetet e tjera të rajonit.

Ndërsa, presidentja e Kroacisë, Kitaroviq ka konfirmuar mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën edhe në të ardhmen, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, në funksion të ruajtjes së paqes në rajon dhe të avancimit të shteteve ballkanike në rrugëtimin euro-atlantik.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →