Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kryeministri uron besimtarët e krishterë

nga E.Bullaku15 prill 2017

Festa e Pashkëve përçon mesazhe të fuqishme të shpresës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët katolikë, ortodoksë dhe besimtarët e tjerë të krishterë të cilët kremtojnë këtë festë të rëndësishme.

“Festa e Pashkëve përçon te besimtarët anekënd mesazhe të fuqishme të shpresës, të optimizmit dhe të dashurisë, duke përforcuar besimin, virtytet dhe vlerat më të larta njerëzore. Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e Mustafës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →