Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kuçi e lë ministrinë për fushatë

nga B G13 janar 2021

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes.

Ai ka bërë publike kërkesën e dorëheqjes në të cilën ka bërë të ditur se po e lë ministrinë për shkak të angazhimit të tij në fushatën zgjedhore, në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në fund të statusit ai ka thënë se shpreson që qeveritë në të ardhmen të zgjasin me mandate të plota.

Kuçi u emërua ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në qershor të vitit të kaluar kur u votua qeveria Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →