⚽ Sport
Kuka pas medaljes së bronztë të Laurës: Ne punojmë për t’i treguar botës anën e mirë e vlerën e shtetit tonë të ri
nga Venera Grabanica21 maj 2024
Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar menjëherë pasi që Laura Fazliu arriti ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Fazliu e zuri vendin e tretë në Botërorin e xhudos, nën udhëheqjen e trajneres dhe legjendës së xhudos së Kosovës, Majlinda Kelmendi.
Kuka tha se Majlinda e Laura e kanë bërë krenarë atë sot, ndërsa tha se xhudo po punon për t’i treguar botës anën e mirë e vlerën e Kosovës.
Postimin e Kukës në “Facebook” e gjeni më poshtë.








