Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti bisedon me ministrin e Jashtëm turk, flasin për fushën e sigurisë

nga R27 korrik 2023
Kurti bisedon me ministrin e Jashtëm turk, flasin për fushën e sigurisë

Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, të cilin e uroi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve Kosovë-Turqi.

Kurti dhe Fidan, siç u bë e ditur në komunikatë, biseduan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me ç‘rast, Kurti e falënderoi ministrin turk për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në kuadër të NATO-s si dhe mbështetjen ndaj Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Së fundmi arsenalit të ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët janë blerë pikërisht nga Turqia.

“Duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë, në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me interes të përbashkët. Kryeministri i uroi suksese në detyrën e re z. Fidan dhe e ftoi për vizitë zyrtare në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →