Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot ish-zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, në pozitën e zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
Ndërkohë, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Kurti emëroi Ali Tafarshikun.
Kryeministri i uroi për pozitën e re dhe u dëshiroi suksese në punën dhe angazhimin e ri dy zëvendësministrave. /21Media












