(Lajm i përditësuar)
Kurti emëron drejtorin e institutit për krimet e luftës
Atdhe Hetemi është emëruar drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.
I pari i Qeverisë, Albin Kurti tha se do të angazhohen për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”.
“Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti
“Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh”, shtoi ai.
Kurti mbledh ministrat
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, kabineti qeveritar do të mblidhet duke filluar prej orës 09:00.
Në rend të ditës janë 17 pika.
Kujtojmë se të hënën dhe të martën, emisari i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të diskutuar rreth draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.











