Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti i quajti hajvan opozitën, Bajraktari: Është fyerje edhe ekziston ligji kundër fyerjes

nga B G14 maj 2026
Kurti i quajti hajvan opozitën, Bajraktari: Është fyerje edhe ekziston ligji kundër fyerjes

Avokati Ardian Bajraktari në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar gjuhën që po përdoret gjatë fushatës, tha se nuk mund të ofendohet askush pasi që s’e lejon ligji.

Duke iu referuar edhe emërtimit “hajvan” me të cilin Albin Kurti e quajti opozitën tha se nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

“Ajo asesi, as hajvan, sepse në fund të fundit një term i tillë është i natyrës fyese dhe ofenduese dhe për rrjedhojë kushdo që ndihet i tillë i ka mekanizmat ligjorë, është ligji civil kundër fyerjes dhe shpifjes, që është e vërteta jo pengesë dhe një efikasitet jo i duhur i sistemit gjyqësor natyrisht që ndikon në një pjesë të mos trajtimit në mënyrë adekuate të tyre, për faktin që kalon një kohë e gjatë derisa t’iu vijë koha për me shqyrtu këto çështje”, tha Bajraktari.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →