Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Kurti: Kosova krenare me Distrinë e madhe

nga Venera Grabanica28 korrik 2024
Kurti: Kosova krenare me Distrinë e madhe

Kosova fitoi sot medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar xhudisten kosovare për suksesin e madh.

“Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet shtet i xhudos. Të faleminderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar ai në Facebook.

Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje – të parën për 39 sekonda, të dytën 66 sekonda dhe të tretën 6 minuta e 10 sekonda, 2:10 sekonda në vazhdimin Golden Score.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Distrinë (28), pasi ajo u stolis me të artën në  Lojërat Olimpike Tokio 2020.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →