Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Kosova nuk i meriton masat ndëshkuese

nga Venera Grabanica9 maj 2025
Kurti: Kosova nuk i meriton masat ndëshkuese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shënimit të Ditës së Evropës dhe 80-vjetorit të fitores ndaj nazizmit dhe fashizmit ka thënë se këto ditë “festohen e shënohen në perëndim, e jo në lindje” dhe se Kosova mishëron vlerat e demokracisë, lirisë dhe paqes.

“Për ne Bashkimi Evropian nuk është zgjidhje, por zgjedhje”, shkroi ndër tjera Kurti.

Ai shtoi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj në integrimin evropian gjatë katër viteve të fundit, por se “meriton më shumë” dhe kërkoi që Kosova të mos mbahet më “nën masa ndëshkuese të cilat ishin të padrejta që nga fillimi”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →