Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Masa për mbështetjen e punësimit të grave, vlera e subvencionimit është 491.988 euro

nga Venera Grabanica5 dhjetor 2022
Kurti: Masa për mbështetjen e punësimit të grave, vlera e subvencionimit është 491.988 euro

Mbështetja për gratë e vajzat dhe fuqizimi ekonomik i tyre, ishin në qendër të vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).
Sipas një komunikate të Qeverisë, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave joqeveritare u theksua në takimin me Sanija Murati, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Lady”.
Gjatë këtij takimi u potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë, ku edhe u tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore.
“Në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri”, tha kryeministri Kurti.
Ai theksoi veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime.
Në total, vlera e subvencionimit është 491.988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro.
Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →