Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Mbretërisë së Bashkuar i ofruam bashkëpunim për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit

nga Venera Grabanica2 prill 2025
Kurti: Mbretërisë së Bashkuar i ofruam bashkëpunim për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në takimin me sekretarin e shtetit për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, u ka ofruar bashkëpunimin e Kosovës për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ky vend.

Ai ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për synimet e Kosovës lidhur me anëtarësimin në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

“Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, i urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →