Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takoi Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly

nga Venera Grabanica16 tetor 2023
Kurti takoi Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly

Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Fillimisht, Kurti e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për kontributin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

U bisedua për situatën aktuale të sigurisë në vend, si dhe sulmin terrorist të Serbisë të datës 24 shtator ndaj Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se provat e shumta të mbledhura konfirmojnë se sulmi u sponsorizua nga shteti i Serbisë. Ishte një tentativë për të cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës, pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se është me rëndësi që partnerët tanë dhe komuniteti ndërkombëtar të dënojnë terrorizmin dhe sulmin e Serbisë ndaj një shteti sovran dhe të ndalojnë destabilizimin e rajonit.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →