Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti me ambasadorin e Belgjikës flasin për fuqizimin e bashkëpunimit

nga Kaltrina Berila11 prill 2025
Kurti me ambasadorin e Belgjikës flasin për fuqizimin e bashkëpunimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë bisedës mes tyre Kurti shprehu fillimisht mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Belgjika në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se vendi ynë mirëpret trupat shtesë që Belgjika i ka dërguar në kuadër të misionit të KFOR-it, duke filluar nga 1 prilli 2025.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Qeveria, pjesë e diskutimit ishin dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, investimet, drejtësia e sundimi i ligjit. U theksua vullneti dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit.

Kurti shtoi se Kosova vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset e integrimit euroatlantik, duke përfshirë anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →