🇽🇰 Kosova
Kurti merr pjesë në drekën von der Leyenit me liderët e Ballkanit Perëndimor
nga B G18 shtator 2024
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës të cilën e mban Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Këtë për RTV21 e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Në këtë drekë të ftuar janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Bornaja Kristo dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media










