(Lajm i përditësuar)
Von der Leyen takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot ka pritur liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në platformën ”X” ajo ka publikuar një video nga pritja që i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Shqipërisë, Edi Rama, Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Të gjashtë shtetet e kanë vendin në Evropë”, ka shkruar ajo teksa ka shtuar se po punojnë për t’i afruar ekonomitë dhe tregjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor me të Bashkimit Evropian përmes Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh.
Today I received the leaders of the six Western Balkan partners.
All six countries belong in Europe.
This is what we are working on.
In parallel, we are bringing their economies and markets closer to ours with our €6 billion Growth Plan for the region. pic.twitter.com/FDk7fPeXLc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 19, 2024
Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga Von der Leyen
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar sot Zyra e Kryeministrit.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia do të përfaqësohet me presidentin e saj.
Sot dreka e punës e Von der Leyenit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kurti merr pjesë
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, sot do të mbajë drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës të cilën e mban Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Këtë për RTV21 e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu./21Media











