RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Miqësia me Malin e Zi ka histori të pasur

nga Venera Grabanica27 maj 2024
Kurti: Miqësia me Malin e Zi ka histori të pasur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Asociacioni i Malit të Zi me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në fjalën e tij, Kurti e uroi shtetin malazez në 18 vjetorin e pavarësisë, duke e cilësuar atë si ditë të qëndrueshmërisë, unitetit dhe vendosmërisë së kombit malazez. Ai theksoi dhe vizionin e përbashkët për demokraci të fortë, orientim veri atlantik dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke nënvizuar se marrëdhënia ndërmjet dy vendeve tona është e bazuar në vlera të përbashkëta dhe në respekt të ndërsjelltë, kryeministri shtoi se miqësia me Malin e Zi ka histori të pasur dhe përfshin lidhje politike, ekonomike e kulturore, si dhe po punojmë bashkërisht për realizimin e projekteve infrastrukturore që na sjellin më pranë njëri tjetrit, në ndërlidhjen e Pejës me Rozhajën, e Deçanit me Plavën.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e Malit të Zi e cila njëzet e pesë vite më parë u bë strehë shpëtimi për më shumë se njëqind mijë qytetarë të Kosovës.

“Kosova do të jetë përherë mirënjohëse, nuk do të harrojë humanitetin e treguar nga Mali i Zi si shtet dhe nga qytetarët e saj. Andaj, edhe një herë dua të shpreh vlerësimin tonë për mbështetjen dhe miqësinë tuaj.” përfundoi kryeministri.

Pjesëmarrës në këtë pritje ishin edhe Zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe zëvendëministri, Lazar Raduloviq, si dhe përfaqësues të tjerë institucional.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →