Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Kurti: Nga mbështetja e qeverisë kanë përfituar bizneset dhe punëtorët

nga Gentrita Xhemajli2 qershor 2025
Kurti: Nga mbështetja e qeverisë kanë përfituar bizneset dhe punëtorët

Pas ministrit në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga mesatare në sektorin privat ka shënuar “rritjen më të lartë historikisht”, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto).

“Nga mbështetja që i kemi dhënë sektorit privat kanë përfituar edhe bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasur me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara”, ka shkruar Kurti.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →