Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pranoi mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë

nga B.K18 shkurt 2020

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat”

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesazh thuhet se Presidenti Erdogan beson që bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

“Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë. Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona. Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat. Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”, thuhet në mesazhin e urimit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →