Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti pranon letër urimi nga Pompeo dhe Kosnett

nga E.Bullaku13 shkurt 2020

SHBA-ja e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi letër urimi nga sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, si dhe nga ambasadori i amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në letrën e sekretarit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërkaq Kosnett ka uruar Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →