Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkuar edhe në Mitrovicë të Jugut pas fitores së Faton Pecit në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kurti me plis në kokë bashkë me Pecin janë duke mbajtur një tubim me qytetarët atje, ku i kanë falënderuar për mbështetjen që ua kanë dhënë.











