Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Sot bota u zgjua me lajmin tragjik

nga Kaltrina Berila23 maj 2017

Kurti ngushëllon popullin britanik për viktimat e sulmit të mbrëmshëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit tragjik në Manchester

Kurti ka ngushëlluar gjithashtu popullin dhe insitucionet e Britanisë së Madhe, si dhe ambasadorin britanik në Kosovë Ruairi O’Connell

“Sot bota u zgjua me lajmin tragjik të sulmit në Manchester. Ngushëllimi e solidarizimi ynë shkon i gjithi për familjarët e viktimave. Urojmë shërimin e shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ndalen ngjarjet e tilla. Popullit dhe institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ambasadorit O’Connell, iu ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, si vend e popull mik e aleat i rëndësishëm i Kosovës e i shqiptarëve”, ka thënë Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”.

Sulmi vetëvrasës ka ndodhur mbrëmë në Manchester Arene” ku la të vdekur 22 persona si dhe 59 të tjerë të plagosur./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →