Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Osmani e Kurti ngushëllojnë familjarët e viktimave pas aksidentit tragjik

nga Venera Grabanica23 nëntor 2021

Krerët e Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeminstri Albin Kurti kanë reguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Bullgari.
Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.
“Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit. U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia. Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Osmani.
Ndërkohë ka reguar edhe kryeminstri, Albin Kurti duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje Kryeminstri ka ofruar gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet për Maqedoninë e Veriut.
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë sot rreth orës 02:00.
Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV. Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →