Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takohet me ambasadorin Hargreaves, i uron sukses në detyrën e re

nga Venera Grabanica6 mars 2024
Kurti takohet me ambasadorin Hargreaves, i uron sukses në detyrën e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e parë zyrtar pas dorëzimit të kredencialeve, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re duke i uruar sukses dhe i ofroi bashkëpunimin e Zyrës së Kryeministrit në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Kurti tha se Mbretëria e Bashkuar është vend mik dhe aleat i Republikës së Kosovës dhe ne jemi falënderues për kontributin e madh të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe lidhjet e forta mes dy popujve tanë”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →