RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Kurti takoi eurodeputetin Mandl, biseduan për zgjedhjet në veri

nga Venera Grabanica2 dhjetor 2022
Kurti takoi eurodeputetin Mandl, biseduan për zgjedhjet në veri

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili ka edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.
Takimi pati në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. Siç informoi zya e Kryeministrit, gjatë takimit u bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.
“Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”, u bë e ditur në komunikatë.
Eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.
Kryeministri Kurti, në takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →