Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

nga Venera Grabanica26 nëntor 2024
Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në takim arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjaković.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjersa të hënën ishin bashkë prezent në ceremoninë solemne me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sot diskutuan mbi trashëgiminë dhe rëndësinë e Bibliotekës.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim Kurti foli dhe rreth investimeve dhe vëmendjes që qeveria ia ka kushtuar jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë dhe memories kolektive që zotëron biblioteka, por edhe digjitalizimit të kësaj trashëgimie.

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Mutnjaković për kontributin e tij si dhe prezencën në Kosovë me rastin e shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →