🇽🇰 Kosova
Kurti udhëton drejt Romës për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut
nga Venera Grabanica26 prill 2025
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, do të marrë pjesë në varrimin e sotëm të Papa Françeskut në Romë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në Romë nga Kosova po qëndron edhe presidentja Vjosa Osmani.








