🇽🇰 Kosova
Kurti: Uroj që muaji i Ramazanit të kalojë në paqe dhe begati
nga Venera Grabanica1 mars 2025
Kryeministri Albin Kurti i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramzanit
Kurti është shprehur se nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes.
“Nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim”, ka shkruar nder tjera Kurti në Facebook.








