Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti vazhdon të emërojë zëvendësministra

nga Venera Grabanica8 maj 2026
Kurti vazhdon të emërojë zëvendësministra

Pavarësisht kritikave që mori ditë më parë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vazhduar ta shtojë kabinetin e tij.

Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit është bërë e ditur se sekretarja e Partisë Guxo, Triera Kasumi-Berisha, është emëruar zëvendëministre në Ministrinë e Ekonomisë.

“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi znj. Kasumi-Berisha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Në fillim të këtij muaji, një ditë pasi u caktua që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 7 qershor, Kurti pati emëruar tre zëvendësministra. Ky veprim kishte nxitur reagime nga partitë opozitare, të cilat e patën akuzuar kryeministrin në detyrë për zhvatje të buxhetit të shtetit në fund të mandatit.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →