Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti viziton fshatrat në Komunën e Istogut

nga RTV21 Portal19 korrik 2024
Kurti viziton fshatrat në Komunën e Istogut

Pas vizitës në vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, vazhdoi për në Komunën e Istogut, ku pa disa prej projekteve rrugore që kanë pëfunduar, në Drejë, Dobrushë dhe në Kashicë, vlera e përgjithshme e të cilave është mbi 784 mijë euro.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se në këtë vizitë, Kurti u mirëprit nga Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, më bashkëpunëtorë dhe bashkë takuan dhe u shoqëruan nga banorët nga komuniteti boshnjak të këtyre fshatrave me të cilët bashkëbiseduan për përditshmërinë si dhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

“Kryeministri Kurti rikonfirmoi mbështetjen e Qeverisë për komunitetet joshumicë dhe përkushtimin e saj për zhvillimin e mëtejmë të infrastrukturës në zonat rurale. Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Rexhepi, u shpreh e lumtur që po realizohen premtimet e dhëna nga qeveria për këtë zonë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri, Hysen Durmishi, si dhe zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj”, thuhet në komunikatë për media./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →