Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kurti: Zëvendësi im nuk mund ta negociojë rregulloren e BQK’së nesër në Bruksel

nga Venera Grabanica3 prill 2024
Kurti: Zëvendësi im nuk mund ta negociojë rregulloren e BQK’së nesër në Bruksel

Kryenegociatori Besnik Bislimi, në takimin e nesërm në Bruksel nuk mund të negociojë për rregulloren e Bankës Qendrore që përjashton dinarin nga përdorimi, kështu tha sot Kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, ngjarja kryesore tashmë ka ndodhur dhe se qeveria nuk është bartëse e këtij vendimi.

“Kur ishte problemi me targat atëherë Ministri Svecla dhe unë kemi qenë në linjën e parë, tash s’jemi. Unë nuk jam kryeministër që vendos për BQK’në. Pushtetet janë të ndara në Kosovë, ne nuk jemi shtet autokratik si Serbia ku një njeri vendos për të gjitha. Pra, ka një vendim, një rregullore të BQK’së dhe ne jemi këtu si qeveri për t’i ndihmuar. Për këtë arsye zëvendësi im, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë për atë rregullore. Vetëm nëse ka ndonjë pasojë që askush s’e do atëherë hajde të shohim se çka mund të bëjmë që të ketë një tranzicion sa më të mirë e sa më të shpejtë. Ne nuk jemi bartës të këtij vendimi të ri të BQK’së, në këtë kuptim ngjarja kryesore tashmë ka ndodhur, tash jemi në fazën post festum dhe duhet të shohim që të mos ketë asnjë pasojë”, tha Kurti në një dekarim për media që e pati sot në Mitrovicën e Veriut,

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →