Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nesër takimi në Bruksel, Kadiu: Nuk është takim për Rregulloren e BQK-së

nga Venera Grabanica24 prill 2024
Nesër takimi në Bruksel, Kadiu: Nuk është takim për Rregulloren e BQK-së

(Lajm i përditësuar)

BE për RTV21 konfirmon takimin e nesërm në Bruksel

Bashkimi Evropian për RTV21 ka konfirmuar se nesër në Bruksel do mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano tha se “Mund të konfirmojmë se takimi do të zhvillohet nesër”.


Nesër takimi në Bruksel, Kadiu: Nuk është takim për Rregulloren e BQK-së

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha për RTV21 se nesër do mbahet takimi i radhës në Bruskel. Kadiu ka treguar se takimi që do mbahet nesër nuk është për Rregulloren e BQK-së.

“Po, takimet e radhës zhvillohen nesër. Nuk është takim për Rregulloren e BQK-së, po për modalitetin se si Serbia do dërgojë mbështetjen financiare për komunitetin serb, tashmë në mënyrë transparente. Në Bruksel nuk trajtohet apo diskutohet Rregullorja e BQK-se apo përmbajtja e saj”, konfirmoi Klisman Kadiu për RTV21.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →