Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialog

nga Kaltrina Berila23 janar 2023
Kusari-Lila: Kosova nuk është palë bllokuese në dialog

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova nuk është palë bllokuese apo destruktive në dialogun me Serbinë.
Ajo tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe vartësit e tij insistojnë për dinamizim të dialogut.
“Kosova nuk është palë bllokuese, ose institucionet e Kosovës nuk janë pala destruktive në këtë proces. Dihet kush është fajtori i ngjarjeve të fundshekullit të kaluar në Ballkan përfshirë edhe Kosovën. Kosova, kryeministri dhe vartësit e tij në asnjë mënyrë nuk e bllokojnë por insistojnë në dinamizmi të dialogut”, shtoi ajo, pas mbledhjes së kryesisë, e cila dështoi të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →