Kuvendi i Kosovës ka bërë një njoftim për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë mbahet nga ora 10:30.
Të enjten, u regjistrua dështimi i 23-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.
Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as një ditë më parë.











