🇽🇰 Kosova
Përpjekja e 13-të, Kuvendi me njoftim zyrtar për seancën e nesërme
nga Venera Grabanica8 maj 2025
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 13-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Kjo seancë mbahet nga ora 10:00.
Të mërkurën, u regjistrua dështimi i 12-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.
Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as një ditë më parë pasi 56 deputetë votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.











