RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

Kuvendi të ndërpres pushimin, Murati të japë llogari për bllokimin e pagave!

nga Kaltrina Berila2 shtator 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë kërkesë që të ndërpritet pushimi dhe ministri i Financave, Hekuran Murati të japë llogari në një Interpelancë në Kuvend për bllokimin e pagave.
AAK-ja në “Facebook”, ka bashkangjitur edhe kërkesën e tyre.

Në grevë, përveç punëtorëve të arsimit janë edhe shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Ata po kërkojnë 100 euro shtesë për çdo punëtorë deri në hyrjen në fuqi të Projektligjit për pagat.
Por, në fund të gushtit, ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se është bërë ekzekutim i pjesshëm i pagave, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit.
Qeveria argumenton se nuk mund të paguajë punëtorët që janë në grevë, ndërkaq sindikalistët kërkojnë që ekzekutivi të mos ua ndal pagat, pasi e konsiderojnë si joligjore.
Edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se qeveria duhet të ekzekutojë pagat e gushtit për grevistët deri në fillim të javës së ardhshme. Duke shtuar se nëse nuk bëhet kjo atëherë edhe PDK do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →