Lajçak e Orav diskutojnë mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë
Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka takuar sot ndërmjetësin evropian për dialogun Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Ambasadori Orav në një postim në rrjetin social X, ka shprehur kënaqësi për takimin me diplomatin sllovak.
“Kënaqësi të takohesha sot me përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë. Si përfaqësues special i BE-së në Kosovë, pres me padurim të bashkëpunoj me të gjithë aktorët e familjes së BE-së për të forcuar qasjen “Team Europe” në terren”, shkruan Orav.
Ndryshe, gjatë ditës, Miroslav Lajçak ka takuar edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.











