RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa-Kosnett diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

nga B G31 dhjetor 2018

Mustafa takohet me Kosnett

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Mustafa e falënderoi diplomatin amerikan për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës në etapa të rëndësishme të shtet-ndërtimit.

Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin amerikan për vlerësimet e LDK-së për dialogun me Serbinë.

Ndërsa, ambasadori Philip Kosnett inkurajoi gjithëpërfshirje në procesin e dialogut, duke vlerësuar edhe rolin e LDK-së.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →