Lajçak paralajmëron vazhdimin e dialogut “në ditët dhe javët në vijim”
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se planifikon që bisedimet të vazhdojnë “në ditët dhe javët në vijim”.
Në një postim në Facebook, duke përmbledhur punën e tij këto ditë, dhe duke përmendur takimet që pati me kryenegociatorët të enjten, Lajçaku ka shkruar se pret rezultate të shpejta.
“Të enjten, kam pritur dy kryenegociatorët në Bruksel. Kemi diskutuar disa çështje – Statutin, planin e zbatimit, energjinë, targat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur. Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në sërë çështjes në agjendën tonë të dialogut dhe pres veprime pasuese shpejt. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka shkruar ai.
Lajçaku po ashtu ka folur për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Sebri. Ka thënë se kanë diskutuar për vazhdimin e përpjekjeve për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes bazë./21Media










