🇽🇰 Kosova
Lajçak takon njeriun që do t’ia lërë në dorë dialogun Kosovë-Serbi
nga Venera Grabanica28 janar 2025
Emisaripër dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, që ka mandat deri me datën 31 janar, sot është takuar në Bruksel me të përzgjedhurin e ri të BE-së për këtë pozitë, danezin Peter Sorensen.
Në një postim në ”X” Lajcak ka thënë se është i lumtur për këtë takim me pasardhësin e tij.
Peter Sorensen ka marrë dje dritën e gjelbër për të qenë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Glad to meet with my newly-appointed successor as @EUSR_Dialogue Peter Sørensen today. Our handover briefings are in full swing to ensure a seamless transition. pic.twitter.com/MoDmMV2iyp
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 28, 2025








