Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Lajçak: Të shmanget çdo tension i ri në veri

nga E.Bullaku24 gusht 2022

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani u diskutua mbi rëndësinë e shmangies së tensioneve të mundshme në veri të Kosovës.
“Fillova sot misionin tim të përbashkët me Gabriel Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Vizita e Escobar dhe Lajçak në Kosovë vjen në kohën e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkak të paralajmërimeve për vendosjen e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia më 1 shtator.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →