Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Situata në veri, Meta: Të shmanget çdo provokim

nga Xh.D11 dhjetor 2022
Situata në veri, Meta: Të shmanget çdo provokim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmet e fundit në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Meta u ka bërë thirrje institucioneve të vendit të vënë para drejtësisë autorët.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre. Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tone”, ka shkruar Meta./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →