Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Lautaro i jep lajm të keq Interit

nga Kaltrina Berila16 shtator 2025
Lautaro i jep lajm të keq Interit

Interi ka marrë një lajm shqetësues në prag të ndeshjes hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit në Amsterdam. Kapiteni Lautaro Martinez humbi seancën e fundit stërvitore me skuadrën dhe punoi vetëm në palestër për shkak të një problemi në shpinë. Pavarësisht kësaj, ai do të udhëtojë drejt Holandës bashkë me ekipin.

Ndërkohë, trajneri Christian Chivu nuk do të ketë në dispozicion Matteo Darmian, i cili do të qëndrojë në Milano për shkak të dhimbjeve në mes.

Interi do të përballet me Ajaxin në transfertë këtë javë, në një sfidë që shënon nisjen e rrugëtimit të tyre në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →