Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

LDK kërkon urgjentisht heqjen e tërësishme të taksës

nga B G11 mars 2020

Po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashi kërkoi largimin e menjëhershëm të taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Ai në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me kërkesë të PDK-së opozitare, tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta heqë plotësisht taksën e jo vetëm një pjesë të saj sikurse e ka paralajmëruar për datën 15 mars.

“Kryeministër, prej teje priten vendime! Askush nuk do të të konsiderojë frikacak ose se i je nënshtruar presionit amerikan. Partneriteti në qeveri, opozita dhe aleatët janë për heqje”, tha Gashi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →